Ata që përfitojnë ndihmën ekonomike në Shkodër rrezikojnë që të mbesin pa e marrë atë. Brenda 6 ditëve, që nga 1 shtatori i këtij viti sistemi online i aplikimit për ndihmën ekonomike nuk funksionon përjashto vetëm 5 shtatorin.

Tashmë përfituesit e ndihmës ekonomike kanë edhe 4 ditë kohë deri më 10 shtator dhe në rast se nuk aplikojnë atëherë rrezikojnë të mos i marrin ato pak para.

Në rajoni numër 1 në Parrucë qytetarët janë të indinjuar për këtë situatë problematike duke u detyruar të presin me orë të tëra por përgjigja e vetme është se sistemi është i bllokuar.

Në mesin e qytetarëve që ankohen është edhe një invalid i cili prej muajsh nuk merr as ndihmën ekonomike dhe as pensionin e invaliditetit.

Admir Kruja është administratori shoqëror i njësisë rajonale numër 1 në Parrucë i cili tregon se gjatë gjithë ditës sitemi online për aplikuesit e ndihmës ekonomike nuk ka funksionuar.

Në rast se sistemi online nuk i rikthehet normalitetit atëherë rrezikojnë që një numër i konsiderueshëm i atyre që përfitojnë ndihmën ekonomike të mos e marrin atë.

Kjo sjell probleme për familjet e varfra që nuk kanë të ardhura të tjera.

 

Artikulli paraprakIRAN, 3000 AKREPA KONFISKOHEN NGA POLICIA
Artikulli tjetërVRASJET NË SHKODËR, PROKURORIA: NIS PUNA PËR ZBARDHJEN