Dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura janë gjetur të fshehura në në top futbolli në ambientet e burgut të Lezhës.

“Gjatë orës së ajrimit të të burgosurve është hedhur nga jashtë një top futbolli i fryrë. Topi është konstatuar nga punonjësit e shërbimit të cilët e kanë bllokuar menjëherë. Janë bërë verifikimet e nevojshme dhe janë kontrolluar kamerat e sigurisë.

Brenda topit janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura” informoi ministria e Drejtësisë.

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për të identifikuar përgjegjësit.

Në aksionin e zhvilluar në rang vendi pak javë më parë u sekuestruan 17 telefona celular, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë;135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa; 27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.

Artikulli paraprakSORECA TAKON RUÇIN: 8 MUAJT E ARDHSHËM VENDIMTARË, SHQIPËRIA DUHET TË JETË NË BE
Artikulli tjetërZBARDHET VDEKJE E 13-VJEÇARES, POLICIA: U VETËVRA ME ARMË GJAHU