Disa ditë pas shpalljes në kërkim për atentatin ndaj kreut të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanajt dhe familjes së tij, është vetëdorëzuar autori i dyshuar.
Ilirjan Hasanaj akuzohet për plagosjen e Mentor dhe Xhelal Hasanaj, ndërkohë që në makinë bashkë me ta udhëtonte dhe gruaja e policit, Vjollca Hasanaj, e cila fatmirësisht nuk u prek nga plumbat. Kujtojmë se dje, Arben Hasanaj, babai i 19-vjeçarit i bëri thirrje publikisht të birit që të dorëzohej në polici.
Artikulli paraprakPROTESTË KUNDËR MASKAVE PARA KRYEMINISTRISË, POLICIA SHOQËRON 3 TË RINJ NË BULEVARD
Artikulli tjetërATENTATI NDAJ KREUT TË POLICISË BASHKIAKE TË MALËSISË SË MADHE, PAS AUTORIT, DORËZOHET DHE KUSHËRIRI BASHKËPUNËTOR