Ka zgjedhur ta nisë këtë ditë, me simbolikën e saj më të rëndësishme: Gruan.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto në mesin e dy grave më të rëndësishme në jetën e tij, nënës Anetës, dhe Lindës, bashkëshortes së tij.

Një foto ky kryeministri Rama shfaqet teksa i ka hedhur krahët supeve të dyjave. Ndërsa nga sa shihet fotoja i përket kohës të fushatës elektorale, nga

vetë bluza me numrin 2 që mbante Partia Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Një foto domethënëse që tregon se jo më kot janë gratë më të rëndësishme… e kanë mbështetur ndër të tjera edhe në rrugëtimin e tij politik.

Mbi këtë foto, Rama nuk ka lënë pa shprehur shpirtin e tij artistik, teksa urimin e ka bërë me shkrim dore, duke e theksuar me të kuqen e dashurisë.

Artikulli paraprakKRYEBASHKIAKJA E SHKODRËS, ADEMI: RAMA E VËSHTIRË TË DORËHIQET
Artikulli tjetërPROTESTA E 16 MARSIT/ UDHËZIMI I BASHËS: NJOFTIM ME SMS PËR PJESËMARRJE MAKSIMALE