Nga dita e hënë askush nuk do të dalë dot më në pazar pa marrë lejen në emër të familjes. Nga familja mund të marrë lejen për të dalë për të bërë pazarin vetëm një person, ndërsa këtu përjashtohen të gjithë ata që janë në punë, pasi kanë autorizimin dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim. Por si mund të merret leja për të dalë nga shtëpia? Kryeministri Edi Rama së bashku me drejtoreshën e AKSHI-t sqaroi se mënyrat janë dy. E para përmes portalit e-Albania. Çdo qytetar që disponon një kompjuter ose smartphone mund të hyjnë te e-Albania dhe të bëjnë aplikimin.

Por si mund të bëhet? Procedura është e thjeshtë. Çdo qytetar mund të futet te kategoria shërbimi i familjes te ‘e-Albania’ dhe të klikojë te shërbimi ‘leje për dalje’. Aty përcaktohet dita që kërkon lejen për të dalë, ora nga fasha 05:00-13:00 (vetëm një orë), certifikata e familjes, pasi lejohet vetëm një anëtar, ndërsa më pas vendoset numri i telefonit ose email, ku do që të vijë njoftimi. Më pas ju vjen emaili ose SMS-ja në telefon e konfirmimit. Por ka edhe një rrugë tjetër për të marrë lejen për të gjithë ata që nuk kanë kompjuter në shtëpi apo smartphone, por telefona të thjeshtë.

E ndërsa rruga e parë për marrjen e lejes ishte automatike dhe shumë e thjeshtë, opsioni i dytë për ata që nuk kanë kompjuter ose smartphone ende nuk është vendosur në dispozicion, do të kërkojë edhe pak kohë. Për këtë kategori do të jepet një numër i gjelbër 55155 dhe aplikimi mund të bëhet në të njëjtën mënyrë si për parkim. Vendoset numri i kartës së identitetit, vend bosh dhe ora. Pas miratimit, SMS vjen në celular dhe mund të kontrollohet nga polica (pra telefoni duhet gjithmonë me vete si në rastin e parë dhe të dytë, që policia të shikojë autorizimin). Por duke qenë se opsioni i dytë për marrjen e lejes kërkon edhe pak kohë, kryeministri i këshilloi të gjithë ata që nuk kanë mundësi të marrin lejen përmes ‘e-Albania’ të furnizohen nesër deri në 13:00 edhe për të hënën.

Opsioni i parë
Procedura e aplikimit
Hyni te e-Albania
Te kategoria shërbimet e familjes klikoni te ‘Leje për dalje’
Kryeni aplikimin duke përzgjedhur datën, orarin, si dhe personin që do të dalë nga familja
Vetëm një anëtar i familjes mund të aplikojë për leje për dalje gjatë 24 orëve nga fsha 05:00-13:00
Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail ose me SMS
Policia verifikon në kohë reale nëse një qytetar ka një miratim të autorizuar ose jo

Opsioni i dytë
Hapat e aplikimit për ata që nuk kanë kompjuter apo smartphone
Te numri 55155 dërgoni me SMS, numrin e kartës identitetit dhe orën
SMS vjen në celular dhe mund të kontrollohet nga polica

Sqarimi i plotë i kryeministrit Edi Rama dhe drejtoreshës së AKSHI-t për aplikimin për lejen
Edi Rama: Për të bërë një shpjegim të detajuar jam bashkë me drejtoren e AKSHI-t dhe e falenderoj të gjithë ekipin që ka ngritur të gjithë këtë sistem, pasi është punuar që ditën e parë, por për t’u vendosur në punë kërkon kohën e vet. Kjo është leje dalje për në pazar dhe jo për në punë, pasi leja e qarkullimit dhe për të shkuar në punë do të vijojë sikur është. Për ata që shkojnë në punë dhe kanë autorizimin dhe nuk ndryshon asgjë

Drejtoresha e AKSHI-t: Te portali e-Albania shërbimi do të quhet leje për dalje te shërbimet e familjes. Aty përcaktohet dita për të cilën e do lejen e daljes, aty mundësohet certifikata familjare, vetëm një pjesëtar nga familja mund të aplikojë për leje. Aty është orari i lejuar nga 05:00-13:00, ku mund të zgjedh vetëm një orë. Përcaktoj numrin e telefonit ose jo, leja shkon me email ose me telefon nëse shkruajmë numrin. Duke zgjedhur dërgo mundësohet finalizimi i aplikimit. Më pas do të merrni një email ose një SMS konfirmimi. SMS është e tillë, “është lëshuar nga policia, ka të dhënat personale, datën dhe orën e lejes.

Edi Rama: Leja është automatike, kur aplikon leja të shfaqet në telefonin tënd, e njëjta gjë edhe për ata që nuk janë smart, por në rastin e tyre kohëzgjatja është më e madhe.

Drejtoresha e AKSHI-t: Për ata që nuk kanë smartfone, nga dita e hënë një procedurë shumë të thjeshtë, por aplikimi bëhet sot për një miratim pas 24 orësh, do të jenë një numër nga e hëna, shkuër 55155, SMS do të dërgohet si për parkimin, numri i kartës identitetit, vend bosh dhe ora. Pas miratimit, SMS vjen në celular dhe mund të kontrollohet nga polica.

Edi Rama: Për ata që nuk kanë një kompjuter apo smartfone dhe që kanë telefon të zakonshëm, të marrin masa nesër për të bërë shpenzimet e nevojshme, pasi të hënën nuk qarkullojnë dot nëse procedura nuk e lejon. Nuk e lejon procedura, pasi nuk kanë mundësi të marrin leje automatike. Ne po punojmë me kompanitë celulare dhe nëse do të jetë e mundur që kjo procedurë të jetë gati për nesër atëherë do të lehtësojë ditën e hënë për ata që kanë një telefon të zakonshëm. Por dua të sqaroj se pensionistëve nuk do u jepet leje, përgjigja do të jetë negative, do të qëndrojnë në shtëpi. Ata që nuk kanë mundësi, që nuk i kanë fëmijët në të njëjtën qendër banimi urbane do të kujdesemi ne. Ata që do të dalin do të jenë të penalizuar.

Pensionistët nuk do të dalin më në rrugë. Vetëm një anëtar del për të bërë pazar, ata që shkojnë në punë kanë autorizimin dhe do të vijojnë të përdorin atë që kanë. Sistemi është i tillë që nuk mund të kërkojnë leje për të bërë pazar më shumë se dy anëtarë familje. Ata që shkojnë në punë kur kanë mundësi të ndalojnë të bëjnë edhe pazarin. Gjithkush duhet të ketë në telefon lejen, që ta shikojë policia. Kryetarit të bashkisë Tiranë i kam kërkuar që të mundësojë deri nesër ndarjen e tezgave në lagje, që të mos grumbullohen në një pikë. Nga e nesërme ndryshimi do të jetë i ndjeshëm dhe nga e hëna kështu do të jenë të gjitha. Të njëjtën gjë u kam kërkuar edhe kryebashkiakëve të tjerë.

 

 

 

Artikulli paraprakPREZANTOHET SISTEMI I LEJE-DALJEVE PËR PAZAR, RAMA: PENSIONISTËT NUK KANË LEJE
Artikulli tjetërMINISTRJA SHAHINI: DERI MË 25 MARS, 49,400 STUDENTË KANË NDJEKUR LEKSIONET ONLINE