Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kanionin e Holtës ku humbi jetën një 25-vjeçare si dhe u rrezikua jeta e 6 personave të tjerë.

Policia njofton se personat e shpëtuar nuk kanë probleme me shëndetin ndërsa po vijon krehja e zonës për t’u siguruar nëse ka persona të tjerë që mund të jenë duke kërkuar ndihmë.

“Personat qe kishin humbur kontaktet ne kanionet e Gramshit jane gjetur nga Policia dhe Zjarrfikesit. Ne dalje te kanionin nje vajze rreth 25 vjece nga Lushnja eshte gjetur e pa jete si pasoje e rrembimit nga rryma e fuqishme e ujit, ndersa dy te tjeret nuk kane probleme per jeten.

Edhe personat e tjere qe u gjeten me pare nga policia nuk kane probleme per shendetin. Ne operacionin e kerkim-shpetimit eshte perfshire edhe Renea me polumbaret e saj.

Nderko vijon krehja e zones se kanioneve per tu siguruar qe ska persona te tjere qe mund te kene nevoje per ndihme” thote policia.

Artikulli paraprakMAKINA SHPËRTHEN NË FLAKË SAPO SHOFERI DEL PREJ SAJ
Artikulli tjetërPËSON DEFEKT NË MES TË DETIT ANIJA SHQIPTARE ME 27 PASAGJERË