Shkodër 07.03.2016 Informacion Paraprak

Me datë 07.03.2016, ora 19.05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, rruga Lodovik Saraçi, Shkodër, në mjetin tip “Wolksvagen Golf”, me ngjyrë gri me targë AA686 DX, është gjetur i plagosur me armë zjarri në kokë një shtetas i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër në gjëndje të rendë. Dyshohet se i plagosur është shtetasi me iniciale A. Ç. 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, njësia administrative Rrethina Shkodër. Në mjetin e sipërpërmendur është gjetur dhe një armë zjarri tip “Pistoletë”. Po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Veprimet po kryhen me grup hetimor.  

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHOQATA E TË VERBËRVE NE SHKODËR, AKUZAT NDAJ TYRE
Artikulli tjetërNGJARJA NË SHKODËR, NDËRRON JETË I PLAGOSURI