Ish-presidenti Bujar Nishani iu është bashkuar reagimeve pas ngjarjeve të fundit, siç është edhe denoncimi i oficerit Emiljano Nuhu, ku palët politike kanë shpërthyer në akuza të ndërsjellta.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Nishani shkruan se çdo fije e jetës së shqiptarëve është kriminalizuar. Ish-kreu i shtetit thekson se bantizimi është pa fre dhe nuk ndalet, ndërsa shton se; ‘Kupa është derdhur’.

REAGIMI I NISHANIT

Kanë kriminalizuar çdo fije të jetës sonë.
Kriminalizuar Parlamentin.
Kriminalizuar Pushtetin.
Kriminalizuar Shtetin.
Kriminalizuar ligjin, rendin, sigurinë.
Kriminalizuar ekonominë.
Kriminalizuar lagjet, qytetet, vendin cep më cep.

Banditizëm pa fre, kufi e që nuk ka ndërmend të ndalet.

Vërtet, paskemi qënë të dënuar të shohim atë që nuk na e merrte mendja !
Paskan qenë, çfarë nuk paskan qenë ?!!!

Kupa është derdhur !