Brazili dhe Zvicra kanë marrë pikë të rëndësishme për fatet e saj, në ndeshjet e xhiros së tretë në grup, pikë këto që i kalon në turin tjetër.

Kombëtarja e “Selecoas” fitoi pastër 2-0 kundër Serbisë, duke konsoliduar vendin e parë në grup.

Golat u shënuan nga Paulinho që kaloi me një formë parabele në minutën e 34-t dhe Thiago Silva që ekzekutoi saktë me kokë një krosim të Neymar, duke i dhënë 3-pikë të rëndësishme. Në raundin tjetër Brazili do të gjej përballë Meksikën, me takimin që do të luhet më 2 korrik.

Në takimin tjetër Zvicra u ndal në barazim 2-2 nga Kosta Rika, pikë që i shërbeu për të siguruar vendin e dytë në Grupin E.

Blerim Dzemaili dhe Drmic realizuan për Zvicrën, ndërkohë që Waston dhe autogoli i Sommer në limitet e kësaj përballjeje i dhanë pikën e parë Kosta Rikës. Në raundin tjetër Zvicra do të gjej përballë Suedinë.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET BANDA E DROGËS EDHE 4 SHQIPTARË NË PRANGA
Artikulli tjetërARRESTOHET ITALIANI QË KISHTE MBUSHUR MAKINËN PLOT ME DROGË