Obeziteti do ia kalojë duhanpirjes si shkaku më i madh i kancerit tek femrat në Mbretërisë së Bashkuar deri më 2043.

Sipas një raporti të ri nga Cancer Research UK, aktualisht 12% e kancerit tek femrat është e lidhur me pirjen e duhaneit dhe 7% nga mbipesha e obeziteti. Por me numrin në rënie të duhanpirësbe dhe rritjes së obezitetit, parashikohet se ky hendek do të zhduket brenda 25 viteve.

Sipas shifrave tendencat aktuale do të vazhdojnë. Cancer Research UK llogarisin se deri në vitin 2035, 10% e kancerit tek gratë (rreth 25,000 raste) do vijë nga pirja e duhanit dhe 9% (rreth 23,000 raste) nga pesha e tepërt.

Dhe deri në vitin 2043, nëse këto tendenca vazhdojnë, mbipeshja dhe obeziteti mund të lidhen me kancerin më shumë se sa pirja e duhanit tek femrat.