Një person është kapur me armë në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër. Shtetasi Blerim Beqiri u ndalua sepse pas një kontrolli të policisë në atë zonë ai ndodhej i armatosur me një pistoletë.

 

Forcat e policisë të Shkodrës kanë shkuar në fshatin Oblikë fillimisht pasi kanë marrë informacion se ka patur të shtëna me armë. Deri më tani pas kontrolleve ende nuk është evidentuar ndonjë ngjarje dhe policia ka vetëm dyshime deri tani se ka patur krisma në atë zonë.

Shtetasi Blerim Beqiri nuk ka asnjë lidhje me krismat dhe është ndaluar rastësisht pas kontrolleve të policisë në lokale dhe pjesë të tjera të njësisë Ana e Malit dhe është gjetur teksa mbante me vete pistoletën.

 

Policia po heton lidhur me krismat e dyshuara për të zbardhur të plotë atë që ka ndodhur ndërsa deri më tani nuk raportohet se ka ndonjë ngjarje atje. Fillimisht në vendngjarje shkuan forca të shumta

policie duke dyshuar për ndonjë ngjarje më të rëndë por më pas rezultoi se ka patur vetëm krisma në ajër.