Kryetari i PD, Lulzim Basha, i është rikthyer sërish sot akuzave në adresë të kryebashkiakut socialist të Durrësit, Vangjush Dako.

Në një postim në Twitter, Basha akuzon drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, se ka grisur fletë-arrestin për Dakon, kur nisi operacioni për arrestimin e të fortëve të Shijakut, pasditen e të dielës.

Sipas Bashës, Prela po cenon hetimin për krimin elektoral, sipas tij, që ka bërë Dako dhe grupet kriminale të Shijakut në Durrës.

Kreu i celulës kriminale te Krimet e Rënda Donika Prela është autorja e grisjes së fletarrestit për Vangjush Dakon.

Kamikazja e Edi Ramës po bën gjithçka të prishë hetimin për krimin elektoral të shitblerjes së votave mes Dakos dhe bandave të Durrësit dhe Shijakut.

Artikulli paraprakPRISHEN SHKALLËT NË METRON E ROMËS, 20 TIFOZË RUSË TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërGODITET BANDA E TRAFIKUT TË KOKAINËS, NË PRANGA EDHE DY SHQIPTARË