Ekspozitat me piktura nga fondi i vjetër kanë tërhequr një numër të lartë vizitorësh në muzen historik “Oso Kuka” në qytetin e Shkodrës.

Ata janë të interesuar më së shumti për historinë e antikitetit. Fatmir Juka, drejtori i këtij muzeu thotë ekspozitat përmanente që organizohen kanë krijuar një kureshtje tek vizitorët.

Muzeu organizon periodikisht aktivitete komemorative, konferenca e seminare me tematika të ndryshme. dhe ka arritur deri më sot të publikojë një seri librash, revistash e albumesh të karakterit shkencorë – promocional.

Muzeu i ndahet ne tre seksione kryesore me fondet perkatese dhe biblioteken e cila permban fondin e trashëguar dhe fondin e librave të dhuruar nga Arshi Pipa 1995.

Funksioni i tij është promovimi i historisë dhe i traditave kulturore lokale e kombëtare tek qytetarët e komunitetit si dhe brenda e jashtë vendi

 

Artikulli paraprakPOLICIA E SHKODRËS BËN NAMIN, 650 GJOBA
Artikulli tjetërSTATISTIKAT , NE KALOJMË 5 ORË NË DITË NË KAFE