Çuditë nuk kanë të sosur nga ana e Policisë. Më e fundit vjen nga Policia e Kurbinit.
Sipas burimeve zyrtare nga kjo Polici, mësohet se më në fund, pas gjashtë vjetë e gjysmë, nga ana e saj është zhardhur një plagosje e vitit 2018.

Por, kur pritet ndonjë informacion tjetër shtesë për autorin, bëhet e ditur se ai është identifikuar, dhe është Indrit Pepa, por është vrarë dy javë më parë.

Indrit Pepa u vra në Mamurras, në 6 shtator të ëktij viti. Sipas burimeve të Policisë, mësohet se 27-vjeçari u plagos me armë zjarri afër xhamisë në Mamurras. Ai u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.

Policia identifikoi A. M., 49 vjeç, banues në Mamurras, si autor të kësaj vrasje.
Njoftimi i Policsë së Kurbinit, i datës 6 shtator 2018.

Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I. P., 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A. M., 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policsë së Kurbinit, i datës 20 shtator 2018
Më datë 19. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, pasi nga tërësia e veprimeve të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin,

është dokumentuar me prova ligjore ngjarja e datës 05. 02. 2012, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi H. M., dhe autor është shtetasi I. P., i vrarë me armë zjarri më datë 06. 09. 2018.

Artikulli paraprakSHBA, TË SHTËNA ME ARMË NË MARYLAND, 3 TË VDEKUR
Artikulli tjetërPLAGOSET RËNDË ME MJETE PRERËSE, 38-VJEÇARI