Kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës Xhevdet Amuli deklaron se në listën prej 150 emrave të propozuar nga demokratët e Shkodrës në 38 grupseksione si kandidatë për deputetë apo kryetar bashkie mund të ketë persona të propozuar të cilët nuk janë njerëzit e duhur për shkak të kaluarës së tyre apo ndonjë problem tjetër.

Emri i tyre gjendet në listë thotë Amuli sepse ata që i kanë propozuar nuk kanë gjetur të duhurin.

Në total për gjithë Shqipërinë janë 4 mijë të propozuar mes të cilëvë 150 janë të PD Shkodër të cilët fillimisht do të kalojnë në sitën e Komisionit të Ngritur për vlerësimin e këtyrë të propozuarave. Selektimi i emrave nuk është aspak i kollajtë thotë kreu i PD Shkodër.

Të propozuarit do të verifikohen nga Komisioni i PD deri në gjenezë shprehet Amuli në mënyrë që të mos ketë asnjë gabim që pastaj mund t’i kushtojë demokratëve.

Edhe nëse Komisionit të ngritur i ka kaluar diçka, ata që do të përzgjidhen nga ky komision do të duhet që të plotësojnë edhe një formular që nuk është aspak i lehtë për t’u kaluar sepse ka shumë pyetje të çdo lloj detaji.

Lista me 150 emrat e të propozuarve nga baza e demokratëve në Shkodër nuk ka mbërritur ende në rrugë zyrtare nga qendra në këtë degë ndërsa pritet që PD Shkodër deri në fund të gushtit të ketë emrat që do të selektojë Komisioni përkatës.

Artikulli paraprakRADHA ME KILOMETRA NË KUFI, RAMA: PROCEDURAT E GREQISË PËR TË GJITHË SHTETET, FA NË SHËRBIM TË QYTETARËVE
Artikulli tjetër“DALJA N’SHOSH”, KËRKOHET MBËSHTETJA E TURIZMIT