Pas humbjes në zgjedhjet e Hessenit, kancelarja gjermane Angela Merkel mësohet se nuk do të rikandidojë më për të kryesuar CDU.

Kancelarja gjermane e ka bërë me dije këtë vendim para politikanëve kryesorë të CDU-së, gjatë një mbledhjeje.

Merkel do të vijojë të mbajë postin e saj si kancelare, por nuk do të kërkojë më të votëbesohet si kryetare e partisë kristiandemokrate.

Kancelarja Angela Merkel, është konsideruar si zonja e hekurtë, dhe drejton CDU-në që prej vitit 2000 e deri më sot. Ndërkohë që në mediet gjermane ende nuk ka ende emra zyrtarë se kush mund t’a pasojë Merkel në krye të partisë.

Artikulli paraprakRAMA THA QË NUK KANË BASHKEPUNIM, REAGON VOLTANA ADEMI
Artikulli tjetër“VOL-VO 4”/ ANKIMOJNË VENDIMIN, 34 TË ARRESTUARIT KËRKOJNË LIRINË