Sonte në orën 19:00 luhet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, por sfida që duhet të jetë vitrina e futbollit shqiptar ka degjeneruar në përplasje dhe dhunë mes tifozëve bardhelu dhe atyre të kuq. Nga aktet e dhunës mes tifozëve, disa prej tyre janë përgjakur si pasojë e përplasjes.
Rreth 45 minuta para nisjes së ndeshjes tifozët e dy ekipeve kanë zbritur në fushë në pjesën pas portës duke u përplasur mes tyre me grushte, shkelma, flakadanë dhe sende të forta, ndërsa është dashur ndërhyrja e stjuartëve dhe forcave të rendit për të qetësuar gjendjen.

Policia dhe FNSH kane hyre ne fushe per te marre ne dore situaten.Mesohet se shkak per incidentin kane qene sharjet e ofendimet mes dy tifozerive.

Artikulli paraprakINCIDENTE NË DERBIN E KRYEQYTETIT, TIFOZËT ZBRESIN NË FUSHË, PËRPLASJE MES TË KUQVE DHE BARDHEBLUVE
Artikulli tjetërZJARR NË KAMPIN E REFUGJATËVE NË GREQI, HUMBIN JETËN NËNË E BIJË