Përndjekja e vajzave, policia arreston dy persona; trendi në rritje

Shtohen rastet e përndjekjeve të femrave në Tiranë. Vetëm gjatë ditës së hënë policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 2 persona të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë ngacmuar 2 vajza, të cilat kanë vendosur t’i denoncojnë pranë uniformave blu. Rasti i parë është regjistruar në territorin e komisariatit numër 1, ku shtetasi Igli Xhiku, 38 vjeç, ka përndjekur shtetasen me iniciale B.B, 31 vjeçe. Kjo e funidt ka deklaruar në polici se përveç ngacmimit në rrjetet sociale është përndjekur edhe në rrugë, e madje edhe në vendin e punës, duke pësuar gjendje të rëndë ankthi dhe frike. Ndërkohë, në rastin e dytë pre e përndjekjes ka rënë një vajzë e mitur 17 vjeçe, nxënëse e klasës së dhjetë në një nga gjimnazet e Tiranës. 21-vjeçari Erald Hidri, i vënë në pranga nga forcat e komisariatit numër 2, e ka përndjekur të miturën disa herë derisa kjo e fundit ka vënë në dijeni famljen dhe më pas ka bërë denoncimin. Sipas Policisë së Tiranës, denoncimet për rastet e përndjekjeve kohët e funidt janë në rritje, ndërsa është vënë re se personat e ndaluar, pasi lirohen me masa të buta nga gjykata, janë të prirur t’i përsërisin veprimet.

Artikulli paraprakDHUNA NDAJ BIZNESMENIT LIBANEZ,KOMPANIA TERHEQ INVESTIMIN
Artikulli tjetërPALASTINEZI 16 VJECAR GODET ME THIKE USHTARIN IZRAELIT