Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Petrushë ne Pogradec, ku janë përplasur dy automjete.

Konkretisht mjeti tip “Benz” me targa AA626TB me drejtues Xh.M, rreth 24 vjeç, banues në Petrushë, me mjetin tip “Benz” me targa AA258AU me drejtuese N.B, rreth 22 vjeçe, banuese në Maliq.

Si pasojë janë plagosur A.B, 26- vjeçe; S.A, 27- vjeçe, si dhe Majlinda Tabaku, rreth 28- vjeçe, të cilat po udhëtonin si pasagjere, në mjetin që drejtohej nga N.B.

Ndërkohë mësohet se pasagjerja, Majlinda Tabaku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërsa dy vajzat e tjera janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa Xh.M, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakPËRPLASET MAKINA E POLICISË, PLAGOSET POLICI
Artikulli tjetërPËRFSHIHET NGA FLAKËT RAFINERIA E NAFTËS