Është shoqëruar autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 19-vjeçarit Renato Gjoka. Në banesën e tij, ku sipas policisë ndodhi edhe plagosja, u gjetën dy pistoleta dhe municion luftarak.

Policia njofton se: Në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku më datë 30.01.2018, rreth orës 15.45, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasit R.Gj, 19 vjeç, banues në Fier, rezultoi se: Shtetasi E.H, dyshohet se në banesën e tij ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin R.Gj. Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta dhe një sasi fishekësh.

Gjithashtu janë shoqëruar edhe 3 shtetas të tjerë të cilët kanë dijeni për ngjarjen dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakPI ALKOOL, PASTAJ HIDHET NGA KATËR METRA LARTËSI
Artikulli tjetërAKSIDENT I RENDE ,PËRMBYSET MAKINA, DY TË PLAGOSUR