I plagosur mbrëmshëm në Paskuqan, në periferi të Tiranës, 55-vjeçari Urim Vata, mund të mos ketë qenë objektivi i atentatit. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se autori mund të ketë ngatërruar shënjestrën.

Gjatë marrjes në pyetje nga oficerët, Vata ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me askënd. Po ashtu sipas burimeve nga policia, 55-vjeçari është person pa precedent penal. Urim Vata mbeti i plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së zonës, ku ndodhi ngjarja për të arritur në gjurmët e autorëve.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE