Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion të koduar si “Diezel 6”, falë të cilit ka vënë pranga një bandë prej 5 personash, që grabiste karburantin e kompanisë që po ndërton gazsjellësin TAP.

Por, çduai më e madhe ka qënë se tre nga vjedhësit ishin roje sigurie në këtë kompani dhe dy nga ata që ua blenin naftën e vjedhur, ishin persona të jashtëm.

Policia e Korçës njoftoi:
Arrestohen në flagrancë nga Policia, tre roje të një Shoqërie Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike, të cilët duke shpërdoruar detyrën, dyshohet se kanë vjedhur karburant në mjetet e gazsjellësit “TAP”. Procedohen penalisht edhe dy shtetas të tjerë për veprën : “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”. Sekuestrohet një sasi prej 1500 litra naftë.

Të arrestuarit janë:•Kastriot Gurra, 50 vjeç, banues në fshatin Backë-Skrapar. Sandri (Sajamit) Tërpollari, 32 vjeç, banues në fshatin Ravonik-Korçë dhe Sali Tërpollari, 60 vjeç, banues në fshatin Backë-Skrapar.

Këta shtetas në bashkëpunim midis tyre duke qenë të tre me detyrë roje pranë një Shoqërie Private të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike të Gazsjellësit TAP në vëndin e quajtur ”Qafa e Martës” në fshatin Shtyllë, dyshohet së kanë shpërdoruar detyrën, duke vjedhur një sasi prej 1500 litra naftë nga mjetet e rënda që kishin në ruajtje.

Në vijim të hetimeve lidhur me këtë rast filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj dy shtetasve L.H, 43 vjeç si edhe E.D, 22 vjeç, të dy banues në fshatin Belorta-Korçë (neni 287/b i Kodit Penal) sepse këta shtetas kanë blerë këtë sasi nafte të dyshuar si të vjedhur nga tre rojet.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 1500 litra naftë, në mjetet tip “Nissan Navara” me targa AA 642 IO dhe mjeti tip “Benz” me targa AA 146 SA, si edhe 30.000 lekë .

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme bazuar në nenet 248, 135, 25 dhe 287/b të Kodit Penal.

Artikulli paraprakARRESTOHET 47-VJEÇARI I DËNUAR PËR VRASJE
Artikulli tjetërAKSIDENT ME VDEKJE, MAKINA PËRPLAS KËMBËSORIN DHE LARGOHET