Policia e shtetit ka ndërmarrë tashmë një plan të mirëfilltë masash për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën e qytetarëve.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nxori një urdhër për moslejimin e tregtimit të kapsollave në asnjë prej dyqaneve në të gjithë vendin.

Ky vendim erdhi nisur nga ngjarja e para pak ditëve ku gjatë një proteste para Parlamentit, mbeti e plagosur nga një kapsollë një punonjëse policie, nga shqetësimet e shumta të qytetarëve që kanë denoncuar në numrin 112 dhe në aplikacionin “Komisariati Dixhital”,

si dhe duke parë rrezikshmërinë e lartë për jetën që kanë këto mjete shpërthyese, Policia e Shtetit prej disa ditësh vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në këtë Plan Masash për kontrollin e tregjeve dhe bizneseve që kryejnë aktivitet në tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve.

Në këtë mënyrë pjesë e kontrolleve dhe lëndëve të sekuestruara si kapsolla, fishekzjarre dhe të tjera është bërë edhe qyteti i Shkodrës. Efektivë policie pas urdhërit kanë zbritur në terren në të gjitha qytetet e Shqipërisë duke bërë kontrolle dhe sekuestrimin e këtyre lëndëve që cilësohen me rrezikshmëri të lartë.

Kështu janë kontrolluar 1136 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete) si dhe tregje të shumicës. Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 643 kapsolla, si dhe 487 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Policia e Shtetit bën të ditur se janë dërguar materialet për vlerësim në Prokurori për 3 subjekte ku janë gjetur dhe sekuestruar kapsolla. Kontrollet janë përqëndruar edhe në verifikimin e plotësimit të masave shtesë të sigurisë, si kamera dhe fikse zjarri. Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjitha bizneseve që të mos tregëtojnë kapsolla apo lëndë piroteknike si dhe të plotësojnë kushtet dhe kriteret për magazinimin dhe tregtimin e lëndëvë piroteknike dhe fishekzjarreve, konform ligjit.

Gjithashtu një thirrje shkon për prindërit që mos të lejojnë fëmijët të përdorin të tilla mjete shpërthyese pasi janë rrezik potencial për jetën e tyre dhe të tjerëve, si dhe ftohen qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregëtimit të lëndëvë të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.

Artikulli paraprakLEZHË, SHTOHEN RASTET ME VIROZA TEK FËMIJËT
Artikulli tjetërMJESHTRI I MADH GËZIM KRUJA 60 VITE NË SKENË