Pas reshjeve të botës, Prishtina për disa ditësh radhazi kishte ajër të pastër, por ditën e djeshme gjendja ishte shumë e rëndë.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në ora 22:00, cilësia e ajrit rezultonte në shkallën 338, që konsiderohet e rrezikshme.

Shkalla më e larët e ndotjes që Prishtina ka pas këtë vit, ishte më 3 dhjetor, që kishte arritur shifrën rekord, 493.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë, raporton KosovaPress. Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.

Artikulli paraprakNJË TËRMET I FUQISHËM 7.4 BALLË GODET RUSINË, NUK KA DËME
Artikulli tjetërAKSIDENT PRANË SHKOLLËS NË LEZHË, MAKINA PËRPLAS NJË NXËNËSE DHE NJË MËSUESE (VIDEO)