Të dashur miq!
Prej vitit 2016 kam fatin të jem përgjegjës i salles se Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Lezhë, ku bashkë më kolegët ia kemi dalë ta shndërrojmë këtë qendër në një model për cdo fëmijë që na viziton.

Si personi përgjegjës i sallës, kam edhe detyrimin ligjor të kujdesem për çdo material që është brënda, gjatë çdo lloj aktiviteti, qoftë edhe mbledhje partie, si dhe kam përgjegjësi të plotë për mbarëvajtjen e çdo takimi, kulturor, social apo politik, duke filluar nga fëmijët e deri te takimet e bashkisë, institucioneve të tjera lokale, Kryeministrit, PS, PD apo LSI. Gjithmonë kam qënë prezent, në llozhë, fizikisht I DUKSHEM nga paneli e të pranishmit.

As unë as familja ime, as KRAHINA prej nga vijmë, nuk kemi zakon spiunllekun por as të rritemi e jetojmë mbi bazë thashethemesh.

Diktofon?! Akoma atje ka mbetur partizani i vogel velo?!!!
Diktofonin më me zë ke shpifjet e thashethemet e tua 😉

Nuk po zgjatem më tej. Kisha detyrimin të sqaroja miqtë e mijë, mbi të gjitha në emër të punës që unë bëj cdo ditë.

PS Lezhë le të vazhdojë! Bëni pirueta para Taulant Ballës……kushedi, i janë prishur pazaret në Elbasan 😉

Artikulli paraprakZJARREFIKESI I SHKODRES MES TE ARRESTUARVE NE HAS
Artikulli tjetërRAMA PËR HEROINËN NË HAS: FORCE E SHTETIT KUNDER KRIMIT