Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës ë banorëve të Unazës së Re përballë Parlamentit, e cila është shoqëruar me dhunë dhe përplasje me policinë.

Policia bën me dije se 6 punonjës të policisë janë lënduar si pasojë e mjete të forta dhe piroteknike të hedhur mbi punonjësit e Policisë.

Gjithashtu policia i bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

“Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit.

Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah.

Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit”- thotë policia.

Artikulli paraprakOPOZITA TRYEZË PËR BUXHETIN, BASHA: PASUROHEN OLIGARKËT
Artikulli tjetër“BUXHETI”, AHMETAJ: BERISHA S’BËRI RRUGË, POR HAPI TENDERA