“BUNK’ART” QËNDËR HISTORIKE PËR TË VLERËSUAR VUAJTJET E REGJIMIT.Pas 36 vjetësh nga inaugurimi në qershor të 1978-ës, u hap këtë të shtunë tuneli antibërthamor i komunizmit, por këtë radhë i shndërruar në një qendër historiko-artistike të quajtur “BUNK’ART”. 

Hapësirat e parashikuara për mbledhjet e Byrosë Politike, dhomat ku mendohej të flinin ish-diktatori i komunizmit Enver Hoxha dhe ish-kryeministri Mehmet Shehu në rast rreziku, janë transformuar në art.Kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e Kulturës, Mirela Kumbaro, shoqëruar nga ambasadori amerikan Alexander Arvizu, ambasadori italian Masimo Gajani, hapën dyert e këtij bunkeri që tashmë është shndërruar në një video-muzeale. Nga salla ku ishte parashikuar të mbaheshin mbledhjet e Kuvendit të Shqipërinë në rast sulmi bërthamor, Rama tha se pas çeljes së këtij bunkeri për mbarë publikun, do të hapet cdo varr is ë shkuarës sic u shpreh ai, duke vecuar edhe hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit.E organizuar nga kryeministria, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Mbrojtjes, kjo veprimtari e pazakontë zbulon përmes shumë formave shprehëse, mesazhet që janë përcjëllë brenda këtij bunkeri që simbolizon izolimin e Shqipërisë komuniste, por edhe përballjet e vazhdueshme mes bllokut komunist e perëndimit gjatë luftës së ftohtë.Aktiviteti organizohet në përkujtim të 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët dhe 25-vjetorit të rënies së murit të Berlinit.