Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se do të fitojë qytetin e Kukësit në zgjedhjet lokale të 2019-ës.

Kryeministri teksa po shpjegonte sesi përzgjidhen kandidatët brenda partisë së tij, theksoi se është një strukturë e ngritur me 12 drejtues të qarqeve të vendit, ajo që merret me këtë pjesë dhe jo ai.

“Në mbledhjen e parë të kryesisë së partisë pas pushimeve të 2017, ne kemi pasur temën e Komisionit Parlamentar dhe temën e zgjedhjeve te 2018.

Jemi në fazën që po shkojmë drejt 35-40% të punës dhe kemi filluar të vendosim kandidatë. Ju thoni që deputetët i vendos Rama. Si funksionon? Unë vendos 12 drejtues të qarqeve. 12 drejtuesit merren me listën me propozimet.

Për listën e deputetëve të Partisë Socialiste. Unë po them se 60 % minimumi është nga drejtuesit e qarqeve. S’dua të hy në emra, kemi disa emra që i kemi padiskutim të fiksuar. Gjëja do të them është se do fitojmë Kukësin.

Kemi një numër kryetarë bashkish që meritojnë respekt. Unë nuk dua të flas me emra në respekt të të tjerëve”, u shpreh Rama.

Artikulli paraprakSHIFRAT, GRATË PRONARE MBIZOTËROJNË NË BIZNESET E VOGLA
Artikulli tjetërSANDËR LLESHAJ PËRCJELL INA NUKËN NË AEROPORT, BISEDA ME NËNËN E POLICES: BËHU E FORTË, DO BËHET MIRË (VIDEO)