Kryeministri Edi Rama i ka kthyer një përgjigje të shpejtë presidentit Ilir Meta sa i takon ndryshimeve të sistemit, që nga heqja e koalicioneve apo dhe listave të hapura.

MESAZHI I RAMËS

IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!

Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor,as jugor,as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndirm! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman!

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR ORGANIZON “PULTI N’FEST”
Artikulli tjetërBAJZË, DIGJET BANESA E TRE FAMILJEVE