KËRKON QË 61 BASHKIVE TI SHTOHEN EDHE 28 NJËSI TË TJERA .

Vetëm një ditë përpara votimit në parlament të reformës territoriale, Shoqata e Komunave të Shqipërisë dërgon një tjetër propozim. Me anë të një njoftimi dërguar për mediat, Shoqata e Komunave të Shqipërisë kërkon që 61 bashkive t’i shtohen edhe 28 njësi të tjera vendore.
Kërkesa e Shoqatës së Komunave i është drejtuar kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, ministrit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi dhe kryetarit të Komisionit për reformën administrative-territoriale, Bashkim Fino, por edhe në dijeni të opozitës dhe trupit diplomatik.
“Bazuar në analizat dhe njohuritë tona, në informacionet dhe konsultimet me të zgjedhurit vendore, duke e ndjekur këtë proces hap pas hapi dhe bazuar në propozimet e ardhura nga komuna, komunitete e grupe interesi në qarqe të ndryshme, propozojmë që hartës me 61 njësi t’i bashkohen edhe 28 njësi të reja vendore”
Kështu Shoqata e Komunave i propozon Parlamentit një harta të re të ndarjes territoriale ku gjithësej të jenë 89 njësi të qeverisjes vendore.
Parlamenti pritet të kalojë në votim draftin e qeverisë për hartën e re të Shqipërisë me 61 njësi administrative në nivel bashkie.

Artikulli paraprakKOSOVA T’I NDALOJË ILAÇET NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërRESHJET, DËMTOHET RRUGA SHKODËR –VAU DEJËS ( Video )