CILËSI E DOBËT E PUNIMEVE, PRITEN NDËRHYRJE TË TJERA. Parketi i pallatit të sportit “Qazim Dervishi” është riparuar në pjesët ku ai ka shfaqur probleme. Kompania e cila ka realizuar punimet e këtij pallati, ka bërë disa ndrhyrje në pjesët e dëmtuara të parketit duke bërë që ai ti rikthehet sipas tyre gjëndjes së mëparshme.

Pas shumë akuzave e sigurisht kundërakuzave e diskutimesh mës palëve qoftë të kompanisë por dhe drejtuesve të pallatit të sportit, se prishja është bërë me qëllim apo është shkatkuar nga lagështira, është gjetur një zgjidhje e ndërmjetme. Kompania që ka fituar dhe tenderin për rikonstruksionin e pallatit ka realizuar disa ndërhyrje duke mbyllur me beton, pjesët anësore të pallatit, pra në ëmnyrë që parketi të mos krijojë sërish hapje në dy anët e tij. Ndërkohë në pjesën ku ka patur ngritje të tij, është përdorur një gozhdim i tij, duke bërë që ai  sipas kompanisë të jetë sërish funksional. Natyrisht një investim i tillë, i realizuar me punime cilësore duket qartë që nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Por siç mësohet kjo ndërhyrje është bërë për ditën e martë ku Vllaznia do të luajë në këtë pallat, ndeshjen e dytë të Ligës Ballkanike, ku do të presë ekipin e Mornarit të Tivarit. Do të jetë kjo ndeshje, ku pallatit do ti bëhet edhe vëzhgimi nga drejtuesit e Ligës Ballkanike, që do të përcaktojë më pas dhe se çfarë do të bëhet me parketin e pallatit të sportit. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/BUs78DymxgE?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]