Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny ka prezantuar partinë e re politike, megjithëse ai nuk mori pjesë në themelimin e partisë, për shkak të dënimit me burg për organizimin e protestave kundër Presidentit Vladimir Putin.

Partia e re do të quhet Rusia e së Ardhmes. Themelimi i kësaj partie u bë në një konventë të mbajtur në Moskë, ka njoftuar Lybov Sobol, bashkëpunëtore e Navalnyt.

Sobol përmes një postimi në Twitter ka thënë se partia nuk është regjistruar ende formalisht në Ministrinë ruse të Drejtësisë.

Ajo ka thënë se qëllimet e partisë përfshijnë “ndryshime të gjera dhe reforma reale”, përfshirë këtu reforma në sistemin e drejtësisë duke luftuar korrupsionin “në mënyrë që paratë e buxhetit të mos shpenzohen në jahte dhe pallate”.

Një gjykatë në Moskë e ka dënuar kritikun e Putinit, Aleksei Navalny me 30 ditë burgim, për shkak të organizmit të protestave anti-qeveritare më 5 Maj.

Artikulli paraprakDITËT NË VIJIM TË “NXEHTA” PËR KOSOVËN, DUHET PLOTËSUAR KY KUSHT QË TË HIQEN VIZAT
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT 20 MAJ 2018