Seanca me video-konferencë, shtohen gjyqet “ndërkombëtare”.

 

Për muajin shtator do të zhvillohen 17 seanca me video-konferencë mes gjykatave shqiptare dhe atyre të huaja, kryesisht holandeze dhe italinane. Për shkak se gjykatat në rrethe nuk kanë infrastrukturën e duhur, këto seanca do të zhvillohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda. I ulur në sallën e Gjykatës së Lartë në Amsterdam, gjyqtari i gjykatës holandeze, i cili po rigjykon një çështje të trafikut të dy kilogramëve kokainë, e siguroi dëshminë e njërit prej të dyshuarve në Tiranë përmes video-konferencës. Drejtësia holandeze e akuzon shtetasin Edmond Byberi për përfshirje në grup, ndërkohë që të dy shokët e tij e kanë përfunduar dënimin dhe janë kthyer në Shqipëri. Dëshmitari Dorian Metaliaj, i dënuar me 18 muaj burg për të njëjtin episod, pasi u betua sipas ligjeve shqiptare u paralajmërua gjithashtu edhe nga gjyqtari holandez, për shkak se dëshmitari këmbënguli se kishte jetuar në shtëpinë ku u gjet droga si një emigrant që donte të largohej në Angli. Gjithmonë e më shumë gjykatat e huaja, ku kryesojnë Holanda, Italia dhe Belgjika po shfytëzojnë teknologjinë për të realizuar proceset gjyqësore për rastet kur dëshmitarët, të dyshuarit, apo viktima të trafikut jetojnë në Shqipëri. Por, asnjë gjykatë në rrethe nuk ka aparaturat e duhura, kështu që të gjitha kërkesat e përcjella nga të huajt përmes letërporosive shqyrtohen tek Krimet e Rënda. Shumica e gjyqeve janë për çështje droge dhe për grabitje.

Artikulli paraprakKAPEN 66 KG KANABIS NË KATIN E 5-TË TË PALLATIT, ARRESTOHET 48 VJEÇARI
Artikulli tjetërTRADITA E BIÇIKLETAVE NË SHKODËR