Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në mbrëmje në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Nga informacionet paraprake mësohet se bëhet fjalë për të shtëna në ajër.Policia është njoftuar nga banorët e zonës.

Pas kontrolleve në vend-ngjarje nga ana e uniformave blu, këto të fundit kanë mundur të gjejnë disa gëzhoja.Bëhet e ditur se autorët e aktit janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre.Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas konflikit mes dy personave.

Informacioni paraprak i policisë:Më datë 08.05.2018, rreth orës 21:20, në rrugën “Don Bosko” pas një konflikti ndërmjet shtetasve B., Z., dhe J. K., shtetasi B. Z., ka gjuajtur një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas të dy shtetasit janë larguar.

Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë pistolete.Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij konflikti, kapjen e shoqërimin e shtetasve në konfikt si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.

Artikulli paraprakREAGON BASHKIA LEZHE:PANAIRI I RAMES SOT, VEÇ PUNË NUK KISHTE
Artikulli tjetërDY VETEFLIJIME ,50 VJECARI I JEP FUND JETËS,24 VJECARJA VETEVARET