Rektori i universitetit të Shkodrës Adem Bekteshi ka reaguar pas ngjarjeve të fundit tek godina e re e fakultetit të shkencave të natyrës e cila është drejt përfundimit.

Disa student prej dy ditësh po protestojnë për ta hapur këtë godinë dhe për të zhvilluar procesin mësimor siç i është premtuar më përpara.

Rektori Bekteshi nga ana e tij siguroi studentët dhe gjithë të tjerët se godina e re do të hapet shumë shpejt pasi punimet janë drejt fundit nga ana e firmës
Rektori Bekteshi ka edhe një apel për studentët duke i bërë thirrje që të kenë durim pasi dhuna nuk është rruga e zgjidhjes

Sipas rektorit të universitetit të Shkodrës po respektohet marrëveshja me studentët dhe pedagogët dhe shumë prej tyre sipas tij kanë nisur që të zgjidhen ndërsa një pjesë tjetër sipas rektorit Bekteshi kërkojnë kohën e duhur.