Kjo është një prej rrugëve në lagjen “Skenderbeg”, në afërsi të varrezave të “Rrmajit”. Në më shumë se 20 vjet, asnjë investim nuk është bërë për asfaltimin e rrugës në këtë zonë, kur në fakt, investimet nga institucionet përgjegjëse janë ndërprerë në hyrje të saj.

Gjatë ditëve me prezencë të madhe të reshjeve të shiut, kalimi në këtë rrugë është i pamundur, si pasoje e mbulimit të të gjitha gropave nga uji.
Këtë situatë e vuajnë prindër që duan të shkojnë në punë apo edhe fëmijë që duan të ndjekin rregullisht procesin mësimor.

Banorët i kanë humbur shpresat nga të gjithë institucionet dhe pushtetarët ndaj nuk pranojnë që të prononcohen
Edhe pse taksapagues të rregullt dhe qytetarë të përgjegjshëm, mbi 100

familje të kësaj zone nuk e kanë mundësinë të qarkullojnë në rrugë, pa ju lagur këmbët apo pa patur frikën se mund të rrëzohen duke ecur në atë pak pjesë toke të pa mbuluar nga uji.

Disa here kanë kërkuar nga institucionet të ndërhyjë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, por deri tani, askush nuk ka marrë masat për zgjidhjen e këtij problemi. Ndërkohë, shpresat e banorëve nuk shuhen deri në përfundim të fushatës zgjedhore si të vetmen mundësi për përmirësimin e kushteve të kësaj rruge, në këmbim të votës.

 

 

PUBLICITET