Është zhvilluar në Shkodër takimi “Artizanati, vlerë për t’u eksportuar”. Ky takim i organizuar nga shoqata ICSE&Co në bashkëpunim me organizatat Iparticipate,

Dora e Pajtimit dhe Qarkun Shkodër ka për qëllim të paraqesë formën dhe përmbajtjen e projektit ArtisanOnline, një adresë në internet përmes së cilës promovohet artizanati shqiptar edhe në shtete të tjera

Në vitin e dytë të paraqitjes së projektit ArtisanOnline përveç tezgjahut synohet që të promovohen edhe pjesë të tjera të artizanatit shkodra dhe jo vetëm në Itali apo edhe shtete të tjera

Ky takim “Artizanati vlerë për t’u eksportuar” u mbajt në qendrën rinore Arka në Shkodër ku objektiv kryesor mbetet zhvillimi online i artizanatit lokal dhe perspektivat për një rritje ekonomike.

Gjatë këtij takimi përveç prezantimit të projektit, përfaqësues të qarkut Shkodër folën për bashkëpunimin rajonal si një promovim i artizanatit apo drejtorja rajonale e Zyrës së Punësimit Rozafa Zmijani për perspektivat e punësimit dhe sipërmarrjes.

Dy temat e fundit erdhën nga Code Partners, Sfida Shqiptare për Ndërmarrjen Sociale dhe Artizanati shqiptar dhe tregu ndërkombëtar.

Artikulli paraprakTRUSH, FAMILJA QË JETON “NË SHTËPI PA SHTËPI”
Artikulli tjetërKOSMAÇ, ERA SI “TËRMET” DËMTOI 150 SERA