Dy deputetë të Parlamentit të Italisë Andrea Colleti dhe Fabiana Dadone erdhën në Shkodër në një takim me studentë të organizuar nga fakulteti i drejtësisë me temën “Zgjerimi i Bashkimit Europian,

Perspektivat dhe Problematikat. Gjatë takimi deputeto Colleti tha se duhet fuqizuar policia në Shqipëri për të shkëputur marrëdhëniet me kriminelët.

Pavaresisht stopit te dhene, fal raporteve te Shqiperise me vendet e tjera dhe fazes social- ekonomik Shqiperia eshte ne nje faze me perpara se Mali i Zi dhe Serbise qe e kane nisur kete proces!

Ne 5 pikat kyçe Shqiperia eshte mjaft e avancuar ne reformen e administrates publike! Ne rastin e respektimit te minoriteteve serish Shqiperia eshte ne faze te perparuar! Me sektorin e drejtesise veçanarisht ne perparesine e gjyqesorit eshte bere pune e mire!

Tashme kane nisur disa masa per pavaresine e gjyqesorit ose siç njihet si Vetting! Shqiperia e ka iniciuar mire kete proces dhe vlen te komplimentohet sepse ka nxjerre nga sistemi disa gjyqtare te korruptuar dhe 17 kane dhene doreheqjen!

Shqiperia per luften kunder krimit te organiziar ne rang kombetar dhe nderkombetar, eshte para ne hartimin e ligjit por duhet fuqizim ne radhet e policise. Edhe per faktin e kontaktit mes krimit dhe strukturave te policise duhet te kete kontroll ne menyre qe te shmangen.

Lufta kunder korrupsionit lidhet me reformen ne drejtesi dhe reformen ne polici. Eshte rritur ndjeshem numri i rasteve ne administraten publike te ndjekur per korrupsion dhe e njejta gje duhet bere edhe per ndermarrjet e medha sa i perket konkurences per te pare nese mes pas ndermarrjet e huaja mund te konkurojne ne Shqiperi.

Sa i perket luftes kunder korrupsionit çdo vit Shqiperia duhet t’i tregoje komisionit Europian masat qe ka marre. Problemi kryesor per integrimin e Shqiperise jane jo vetem hapat qe

ka ndermarre Shqiperia por edhe vete dobesia institucionet komunitare, kete e lidh edhe me ndryshimet e vete BE-se! Italia dhe BE kane nje diskutim te forte dhe u refuzua draft ligji per bilancin çka tregon kontrollin e forte qe ka Europa sa i perket sovranitetit.

Duhet te kemi parasysh perfitimet nga aderimi ne BE por edhe rreziqet nga ky aderim edhe pse Italia ka qene mbeshtetese e Shqiperise”.

Duke folur për bojkotin e opozitës shqiptare nga Parlamenti deputeti Colleti tha se debati duhet të bëhet në Parlament. Deputetja Fabiana Dadone vuri theksin tek rritja e numrit të viktimave të trafikimit që vijnë nga Shqipëria drejt Italisë.

Kombesia e viktimave qe vijne ne Itali eshte pergjithsisht nga Afrika, por vitet e fundit kemi nje rritje te numerit qe vijne edhe nga Shqiperia! Persa i perket fushave te shfrytezimit ato jane nga format me te ndryshme,

por dominojne ato te prostitucionet! Vitet e fundit ka nje rritje te shfrytezimit per pune, pasi kjo eshte nje forme me e pranueshme edhe nga ana sociale! Persa i perket flukseve financiare qe gjenerohen nga keto grupe,

ka dale se eshte shume e veshtire t’i dallosh pasi kane transferta te sofistikuara! Jane persona te specializuar qe bejme te tilla transferta! Degjoj se eshte rritur numri i viktimave minoren per qellime lypje, por Italia ka ligje te forta per te miturit e pashoqeruar, keshtu qe eshte bere rikthimi i tyre prane familjes!

Megjithate ka raste kur keto grupe kriminale i perdorin format per ti shfrytezuar te miturit! Nje nga problemet kryesore eshte te dime a jane apo jo minoren, por ne nje fare menyre jane te perzier klandestiniteti dhe minoriteti

! Megjithate eshte e veshtire parandalimi pasi nuk mjafton vetem ligji, duhet gjurmim qe nga vendet e origjines! Per fat te keq ligji parashikon vetem brenda territorit te Italise! Eshte edhe nje problem i tipit kulturor. Grupet kriminale gjenerojne rreth 32 miliard dollar nga trafikimi apo prostitucioni”.

Në fund studentët e fakultetit të drejtësisë patën mundësi t’i drejtojnë pyetje dy deputetëve italian duke marrë edhe përgjigjet përkatëse.

Artikulli paraprak2 NËNTOR, DITA E PËRKUJTIMIT TË VDEKURVE
Artikulli tjetërSHKODËR, SUKSES I ESTRADËS SË TEATRIT ME PREMIERËN