Dhuna me bazë gjinore vazhdon që të mbetet një fenomen shqetësues në Shkodër dhe shifrat njohin rritje. Në këtë mënyrë disa organizata u mblodhën në një takim të përbashkët si “Gruaja tek Gruaja”, “Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim” si dhe specialistë të bashkisë Shkodër,

shërbim rajonal social, drejtoria arsimore apo policia e Shkodrës. Albana Konçi e Aleancës Gjinore për Zhvillim duke treguar mbi shifrat e dhunës me bazë gjinore në 2018-ën tha se pushteti vendor duhet të marrë disa masa ndërsa përmendi edhe problemet me programin e strehimit të bashkisë Shkodër apo bonuset.

Në Shkodër janë dy strehëza për gratë e dhunuara të cilën njërën e menaxhon organizata “Gruaja tek Gruaja” ndërsa tjetra nuk bëhet e ditur për shkak të sigurisë.

Gjatë vitit 2018 bashkia Shkodër ka evidentuar 137 raste të dhunës në familje, në të cilat në 81 prej tyre ka patur kërkesë padi, në 3 raste është shkelur urdhëri i mbrojtjes ndërsa në 46 raste të tjera të veprave penale si shkak i dhunës me bazë gjinore është shënuar një viktimë.

Artikulli paraprakSHKODËR, PARTITË OPOZITARE: S’KA ZGJEDHJE NË 30 QERSHOR
Artikulli tjetërAPELI PËR NDIHMË, FAMILJA GJONI GATI TË BËHET ME SHTËPI