Drejtoria Rajonale e Kulturës në Shkodër në bashkëpunim me shkollën artistike “Prenk Jakova” dhe shkollën 9-vjeçare “Ali Laçej” zhvilluan një aktivitet të përbashkët në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë. Ky aktivitet me piktura por jo vetëm u realizua në pedonalen e qytetit të Shkodrës.

Drejtorja e shkollës 9-vjeçare “Ali Laçej”, Brisela Kadia tha se ajo që synohet përmes këtij aktiviteti është promovimi i monumenteve historike të Shkodrës.

Nxënësit e shkollës shprehet drejtorja Kadia i njohin mësëmiri vlerat historike të Shkodrës.

Ky aktivitet i zhvilluar në qendër të qytetit të Shkodrës tërhoqi vëmendjen e shumë kalimtarëve të rastësishëm duke kaluar disa momente ndryshe përmes punimeve dhe prezantimeve të vetë nxënësve për ditën e trashigimisë kulturore

Artikulli paraprakSHKODËR, MIRATOHET PLANI LOKAL PËR ZHURMAT
Artikulli tjetërVLLAZNIA, PREFEKTI PJETRI TAKON KREUN E FSHF DUKA