Era e fortë në orët e para të mëngjesit të sotëm ka krijuar probleme duke rrëzuar degët e pemëve tek sheshi “Isa Boletini” në qender të Shkodrës.
Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që vorbulla e ajrit të shkaktojë dëme pothuajse në gjitha pemët tek lulishta pranë sheshit “Isa Boletini”

Era e fortë mengjesin e sotëm është shoqëruar edhe nga breshëri i cili ka vijuar të bjerë për më shumë se një orë.

Paraditen e sotme grumbujt e krijuar aty nga degët e rrëzuara kanë vënë në lëvizje ndërmarrjen e pastrim gjelbërimit e cila bëri të mundur pastrimin e territorit nga rënia e dëgeve të pemeve, në të njëjtën kohë punonjësit krasitën edhe disa degë të tjera që ishin gati të shkëputeshin nga pema.

Artikulli paraprakLEZHË, FAMILJA KAÇI MES SËMUNDJES DHE VARFËRISË
Artikulli tjetërVLLAZNIA, IGNAT VJEN NË SHKODËR PËR TË MARRË LETRAT