1 tetori, dita ndërkombëtare e të moshuarve është festuar me një aktivitet festiv në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër. Të mbledhur së bashku në ambjentet e jashtme të këtij institucioni, nën shoqërinë e muzikës të moshuarit kanë festuar këtë ditë kushtuar atyre. Punonjësja sociale Mirsada Rroj, bën të ditur se ky organizim është kthyer në traditë.

Të moshuarit janë në qendër të vëmendjes edhe në ditët e tjera të vitit. Ato tregojnë se vështirësitë sociale dhe ekonomike I kanë detyruar të zgjedhin azilin si shtëpinë e tyre të dytë.

Në shtëpinë e të moshuarve në qytetin e Shkodrës aktualisht marrin shërbim 64 persona. Shtëpia e të moshuarve pak kohë më parë ka ndryshuar tërësisht imazhin e saj duke iu nënshtruar një rikonstruksioni duke i ofruar kushte më të mira personave rezident në këtë institucion.

Artikulli paraprakZBULIME TË REJA NË KISHËN E SHËN PREMTES NË BALLDREN
Artikulli tjetërVETË “BURRË” E VETË GRUA, HISTORIA E TË MOSHUARËS