Policia rugore ka ngritur pika kontrolli një ditë pas aksidentit të rëndë në aksin Shkodër-Hani i Hotit.

Aksi nacional Shkodër-Hani i Hotit është kthyer në një nga rrugët më të rrezikshme për aksidente në Qarkun e Shkodrës.

Banorët e zonës ndihen të kërcënuar vazhdimisht nga shpejtësia e lartë e automjeteve. Ndërsa fajin ja vënë edhe qytetarëve të cilët në disa raste janë të pakujdesshëm.
Në asnjë pjesë të saj nuk ka mbikalim apo bordura mbrojtëse.

Furgonat taksi ndalojnë kudo ku ka pasagjere dhe jo ne vendet e caktuara.Shpejtësia e lejuar e mjeteve është 80 km në orë.Këmbësorët kalojnë nga njëra ane ne tjetrën për të kryer aktivitetin e tyre të ditës e bashkë me to edhe kafshët.

Situata bëhet më e rrezikshme gjatë orëve te natës. Viktima më e fundit në këtë rrugë ishte Besnik Beci. Shpresojmë që kjo kronikë të sensibilizojë organet përgejgjëse që të marrin masa të menjëhershme

 

Artikulli paraprakMASAT PËR ZJARRET NË PUKË
Artikulli tjetërLEZHË, TREGTARËT SËRISH NË PROTESTË