Kisha katolike në Shkodër ka promovuar librin “Mikpritja e një populli që kërkon liri” kushtuar 20-vjetorit të ardhjes së refugjatëve kosovar nga lufta në Shqipëri dhe angazhimit të kishës për ta. Ky libër që vjen me dëshmi, personazhe, ngjarje historike dhe krejt veprimtarinë e kishës në ato ditë të vështira u promovua në sallën “Kardinal Mikel Koliqi”.

Arqipeshkëvi i Shkodrës Anxhelo Massafra risjell në vëmendje ato kohë të vështira ndërsa ipeshkëvi i Kosovës Dodë Gjergji sjell falenderimet e popullit të Kosovës për mikpritjen e Shqipërisë gjatë luftës

Ish drejtori i Caritasit për Shqipërinë në atë kohë Segundo Tehajo thotë se shqiptarët dhe kisha edhe pse të varfër i thanë kosovarëve mirëserdhët

Flavio Cavalini, ish provincial i françeskanëve dhe ish përgjegjës i Caritasit për Shkodrën kujton ditën e vigjiljeve të Pashkës 20 vite më parë, ditë në të cilën ishin mbledhur qindra kosovar përpara oborrit të kishës dhe menjëherë u hapën dyert ndërsa ka në memorie zhurmën e tankeve njësoj si në filma.

Gjatë aktivitetit për promovimin e librit të kishës në 20-vjetorin e ardhjes së refugjatëve nga Kosova përveç lutjeve u shfaqën edhe dy video të atyre momenteve të veçanta që do mbesin gjatë në memorien e atyre që i përjetuan ato ditë të vështira por me plot dashuri për njëri-tjetrin.

Artikulli paraprakARRESTOHET BASHKËAUTORI NË VRASJEN E ERI ZEFIT
Artikulli tjetërADEMI: MË KA MBARUAR MANDATI, SA MË SHPEJT ZGJEDHJE