Në Shkodër ka hapur siparin memoriali i boksit për vitin 2019, një aktivitet ndërkombëtar që zhvillohet në nder të disa figurave të boksit të cilët nuk jetojnë më.

Shqipëria në ditën e parë u përfaqësua me tre boksierë ndërsa dy prej tyre arritën që të fitojnë, Muhamet Qamili në peshën 56 kilogram përballë Italianit Halit Erilmaz dhe Xhoi Eljazi në peshën 69 kilogram përballë kosovarit Patriot Behrami ndërsa Albert Kapaj në peshën 91 kilogram humbi ndaj kundërshtarit belg

Trajneri i kuqezinjve Zef Gjoni tregon objektivat në këtë memorial ndërkombëtar të boksit që zhvillohet në Shkodër.

Ky memorial do të jetë për tre ditë me radhë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në qytetin e Shkodrës ndërsa Shqipëria pret të bëjë një paraqitje sa më të mirë.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRMBYSET MAKINA PAS AKSIDENTIT
Artikulli tjetërBASKET, PLANTAK: VLLAZNIA ENDE NË LOJË PËR MBIJETESËN