Në mjediset e shoqatës “Përpjekje – the Affort Associaton” ketu ne Shkoder është promovuar libri “Heroi i Përditshmërisë’ i autores argjentinase Delia Steinberg Guzman.

Ky libër erdhi si bashkëpunim i Klubit të Librit “Arratisje” dhe Qendrës Kulturore e Filozofike “Akropoli i Ri”. Suad Arilla, organizator i klubit të Librit shprehet se ky projekt ka bashkuar shumë të rinj të apasionuar pas librit.

Ndërkohë, Alban Avdullahi përfaqësuesi i Qendrës Kulturore e Filozofike “Akropoli i Ri” në Tiranë shpjegon arsyet e këtij bashkëpunimi me të rinjtë lexues në qytetin e Shkodrës.

“Heroi i përditshmërisë” është si një pikë-qëndrësë frymëzimi për lexuesin shqiptar. Temat e këtij libri i referohen jetës tonë të përditshme dhe potencialit që secili prej nesh ka në mënyrë që të mund t’i tejkalojë ato.

Nga ana tjetër, Klubi i Librit “Arratisje” organizohet për të pestën herë nga të rinjtë e qytetit të Shkodrës.

Siç duket, të tilla aktivitete kanë shërbyer për të afruar vazhdimisht të rinjtë me librin duke promovuar vlerat e jashtëzakonshme që ai ka.