Rrugët në qytetin e Shkodrës vazhdojnë tu marrin jetën njerëzve. Shoferët përvecse nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit, nuk e kursejnë edhe shpejtësinë e lartë.

Ndërsa shpesh kalimtarët bëhen burim i këtyre aksidenteve të cilat ka raste që nuk i kursejnë ata. Rasti më i fundit është ai i 60-vjecarit Petrit Barbullushi i cili një ditë më parë u bë viktima e radhës pas përplasjes nga një autoveturë.

Banorët e zonës shprehin nevojën e marrjes së masave në lagjen “Bahçallek” , ku kërkojnë vendosjen e kufizuesve të shpejtësisë si dhe të ketë një pikë qëndrimi të patrullës policore të qarkullimit rrugor

Në fakt një situatë e tillë është e patolerueshme e cila sjell pasoja të rënda në aksidente vetëm se nuk respektohen rregullat e qarkullimit rrugor.

Por edhe vetë kalimtarët apo banorët e zonës duhet të bëjnë kujdes e të përdorin mbikalimin në “Bahçallek” i cili që nga koha që është ndërtuar nuk është funksional.

Lëvizja nëpër këtë mbikalim do të evitonte dukshëm rastet e aksidenteve dhe do të shmangte rrezikun veçanërisht për fëmijët të cilët shkojnë çdo ditë në shkollë. Në të gjithë Shqipërinë konstatohen 65 pika, të quajtura “Njolla të Zeza.

Shkodër-Lezhë dhe ai Shkodër-Hani i Hotit renditën si më akset më problematikët në Qarkun e Shkodrës për çështjen e aksidenteve.

 

 

Artikulli paraprakFOTO/ ‘E FLET PAK SHQIPEN’, META TAKON NIPIN E JERONIM DE RADËS
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRFUNDON REGJISTRIMI I VARKAVE TË PESHKIMIT