Të shumktë kanë qenë studentët të cilët i janë bashkuar fushatës së dhurimit të gjakut në fakultetin e Shkencave Shoqërore të universitetit “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës.

Vera Gjinaj, koordinatore e dhurimit të gjakut për Kryqin e Kuq Shkodër deklaroi se interesi dhe solidariteti i të rinjve për të dhuruar gjak sa vjen e rritet.

Gjinaj u shpreh se dhurimi i gjakut akoma nuk është pranuar si proces normal për shoqërinë, kjo edhe falë mentalitetit të dobët.

Ndërkohë, Rozalba Basha, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë jep mesazhin se dhurimi i gjakut i bën mirë edhe dhururesit e mbi të gjitha pacientit të sëmurë.

Fushata e dhurimit të gjakut është një proces i përmuajshëm në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga talasemia, por jo vetëm. Për fat të keq, njësitë e gjakut janë të pamjaftueshme për të gjithë pacientët e sëmurë në qarkun Shkodër.

Artikulli paraprakDITA E HAPUR NË SHKOLLËN PYJORE “KOLË MARGJINI”
Artikulli tjetërSHKODËR, PANAIRI “SË BASHKU PËR FAMILJEN”