Kur kanë filluar ditët e para me diell dhe temperatura të larta, tregu i fruta-perimeve në lagjen Rus të qytetit të Shkodrës është jashtë çdo kushti higjeno-sanitar.

Edhe pse kjo situatë është prezente prej kohësh asnjë nga insititucionet përgjegjëse nuk merr masat e duhura në ushtrimin e kontrolleve të vazhdueshme sa i përket kushteve me të cilat tregtohen produktet ushqimore në këtë treg. Qytetarët, nga ana tjetër e shohin si mjaft problematike këtë çështje.

Rreth 100 tregtarë shesin produkte ushqimore prej vitesh në tregun e Rusit. Edhe pse një pjesë prej tyre paguajnë taksa të rregullta çdo muaj, sërish institucionet përgjegjëse nuk u kanë krijuar mundësinë të ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda kushteve të duhura higjeno-sanitare.

Kjo është një problematikë që prek si tregtarët ashtu edhe blerësit, pasi mungesa e kushteve higjeno-sanitare ndikon te produktet ushqimore të cilat tregtohen në mes të rrugës çdo ditë.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRKUJTOHET 74 VJETORI I VRASJES TË PREK CALIT
Artikulli tjetërSHKODËR,FERMERI I BIMËVE DEKORATIVE:PO FALIMENTOJ