Mehdi Kavaja rreth 60 vjec eshte gjetur pa shenja jete ne punishten e tij ne lagjen Tophane te Shkodres ku ai bente riparime bravash te automjeteve.

Fillimisht u mendua se vdekja ka qene per shkaqe natyrale, por pas hetimit te kryer nga ana e policise dhe ekspertizes mjeko-ligjore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i dhunes se ushtruar ndaj tij.

Nga ekspertiza  eshte konstatur nje vrime ne koke dhe pas autopsise eshte gjetur edhe nje plumb brenda.

Kane qene familjaret e tij qe kane gjetur 60 vjecarin te pa jete ne punishten e tij dhe kane njoftuar policine e cila ka bere edhe transportimin e trupit me ane te ambulances ne spitalin e Shkodres.

Mehdi Kavaja kishte vite qe kishte punishten ne lagjen Tophane ku kishte edhe shtepine por nuk kishte konflikte me askend. Ende nuk ka nje piste rreth shkaqeve te kesaj ngjarje. Policia e Shkodres ka nisur hetimin. Familjaret e kane gjetur te pa jete.

Artikulli paraprakRAMA THIRRJE PREFEKTIT TË KUKËSIT: MOS FIRMOS VENDIMIN PËR ATENTATORIN E AZEM HAJDARIT
Artikulli tjetërBELGJIKA E NIS BOTËRORIN ME KËMBË TË MBARË, FITON 3-0